HomeOP EDPse Rama nuk denoncoi Vuçiq për deklaratat kundër sovranitetit të Kosovës? Nga...

Pse Rama nuk denoncoi Vuçiq për deklaratat kundër sovranitetit të Kosovës? Nga Bujar Leskaj

Advertismentspot_img

Nga Bujar Leskaj
Më 20 korrik 2026, gjatë një ceremonie ushtarake në Serbi, presidenti serb Aleksandër Vuçiq pretendoi se Kosova, sipas “Kushtetutës dhe drejtësisë së Zotit”, është pjesë e Serbisë dhe sulmoi aleancat e sigurisë në rajon.
Menjëherë reagoi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke i denoncuar deklaratat dhe duke i cilësuar ato si kërcënuese, destabilizuese dhe një përpjekje të dështuar për të cenuar sovranitetin e Kosovës. Kurti u kundërpërgjigj prerazi, duke theksuar se Kosova është më e sigurt se kurrë. Reaguan edhe zyrtarë të Bashkimit Evropian. Por jo Rama! Pse?
Mbrojtja e pavarësisë së Kosovës është interes i yni kombëtar. Përfaqëson pjesë të pandarë dhe shtyllë të politikës së jashtme të Shqipërisë. Ishte detyrim i qeverisë dhe kryeministrit të Shqipërisë të distancohej dhe t’i dënonte këto deklarata, sikurse bëri jo vetëm Kurti, por edhe Bashkimi Evropian!
Po pse nuk e mbajti Rama këtë qëndrim normal dhe të natyrshëm të politikës sonë, në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës? Sepse autokrati Vuçiq është sivëllai i tij!
Sepse Rama iu bashkua pseudonismës së Vuçiq për integrim rajonal “Ballkani i Hapur”, që kur ky i fundit e lançoi në vitin 2018, me takimin në Nish të Serbisë. Që të dy u bënë bashkëpromotorë të kësaj nisme të rrezikshme, duke u sjellë si minues të Procesit të Berlinit. Ata e detyruan Procesin e Berlinit të ngadalësonte dukshëm dhe të hapte krahun për vite të tëra, për t’i lënë udhë surrogatit “Ballkani i Hapur”, që e gatuan vetë, duke sjellë izolimin e përkohshëm të Kosovës.
Shqipëria dhe Kosova e kanë të domosdoshëm bashkëveprimin dhe koordinimin diplomatik, në çështje me interes kombëtar, sikurse është çdo cënim i pavarësisë së Kosovës.
Më 14 korrik 2026, Ministria e Brendshme e Kosovës e shpalli “persona non grata” ministren serbe për Administratën Publike dhe Vetëqeverisjen Lokale, Snezhana Paunoviq, duke ia ndaluar përherë hyrjen apo kalimin nëpër Kosovë, pasi ajo u shpreh ditë më parë se do ta kishte “spastruar etnikisht Kosovën” në vitin 1998, njëlloj sikurse u përpoq të bënte Kasapi i Ballkanit Millosheviq.
A nuk duhej të reagonte edhe qeveria e Shqipërisë? Qeveria e Republikës së Shqipërisë duhet ta shpallte dhe bën mirë ta shpallë “persona non grata”, se ende në kohë është, këtë ministre provokatore dhe shoviniste.
Kë mbron Rama dhe sekti i tij në qeverisje me këto mosveprime: Kosovën apo Vuçiqin?

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular