HomeOP EDU ndez bloza e korrupsionit! nga Klodian Xhyheri

U ndez bloza e korrupsionit! nga Klodian Xhyheri

Advertismentspot_img

nga Klodian Xhyheri
Duhet të ndezeshin se po u mbaron edhe kontrata. Duhen justifikuar 90.000$ në muaj për vjedhjen më spektakolare dhe më të pistë në një nga zonat më të bukura të turizmit. Po ju kujtojmë se këto dy rrangalla u trumbetuan me të madhe nga hajdutja kampione Balluku, si zgjidhja ideale për prodhimin e energjisë, pasi do niste kriza imagjinare, si pasojë e luftës në Ukrainë. Shqipëria nuk ka pasur as krizë energjetike dhe as nevojë për disa TEC-e të ndryshkur të ardhur nga Bangladeshi. Arsyeja është e thjeshtë: Shqipëria e prodhon energjinë elektrike nga burimet ujore, jo nga nafta. Mirëpo, duheshin vjedhur ca para dhe dukej shpikur një krizë e gënjeshtërt. Kriza u shpik dhe paratë u përlanë, populli u vodh, hajdutët nuk po kapen ende. TEC-et Tigri 1 dhe Tigri 3 nuk janë histori suksesi. Janë simbol i mënyrës se si, kur mungon përgjegjësia, kostoja e korrupsionit bie mbi qytetarët. Më ulëritës është fakti që KESH së fundmi, ka hapur një tender me vlerë rreth 20 milionë euro me objekt: “Operim dhe mirëmbajtje e asetit gjenerues Termik, Vlorë”. Fondi limit i kësaj procedure është 1.892.000.000 lekë, ose rreth 20.2 milionë euro. Sipas dokumenteve të tenderit, kjo shumë parashikohet vetëm për operim dhe mirëmbajtje. Pra, mirë që po na zhvasin për qiranë e barakave të ndryshkut, por duan edhe një zhvatje mbi zhvatje për mirëmbajtjen e këtyre karakatinave. Deri kur askush të mos mbajë përgjegjësi, bloza e vërtetë nuk del nga oxhaqet, por nga korrupsioni dhe vjedhjet që po e rrjepin çdo minutë këtë vend.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular