HomeKryesoreSHBA i jep “dritën jeshile” kredisë 302 milionë USD për ushtrinë shqiptare,...

SHBA i jep “dritën jeshile” kredisë 302 milionë USD për ushtrinë shqiptare, por PD dhe Berisha jo vetëm nuk e votuan, por e çuan në Kushtetuese!

Advertismentspot_img

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë njoftuar zyrtarisht ratifikimin dhe nënshkrimin nga Shqipëria të një kredie të re prej 302 milionë dollarësh në kuadër të programit Financimi i Huaj Ushtarak (FMF). POr nderkohe qe eshte miratuar ne Parlamentin shqiptar dhe DASH i ka dhene driten jeshille, PD dhe Sali Berisha jo vetem nuk e kane votuar, por madje e kane cuar dhe ne Gjykaten Kushtetuese. Edhe nje nje qendrim u turpshem per kete force politike qe ka patur me heret mbeshtetjen amerikane madje prej themelimit te saj.

Sipas njoftimit të palës amerikane, kjo marrëveshje do të mbështesë përpjekjet e Shqipërisë për të përmbushur Angazhimin e Mbrojtjes së Hagës, që parashikon rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në nivelin 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto deri në vitin 2035.

Kredia FMF do të përdoret për modernizimin e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, përmes blerjes së kapaciteteve kryesore me origjinë nga Shtetet e Bashkuara, si dhe për forcimin e aftësive mbrojtëse të Evropës.

Në njoftim theksohet se kjo marrëveshje është pjesë e partneritetit të ngushtë strategjik mes SHBA-së dhe Shqipërisë, e cila si anëtare e NATO-s ka bashkëpunuar me Uashingtonin në çështje të rëndësishme të sigurisë dhe politikës së jashtme.

SHBA vlerëson gjithashtu rolin e Shqipërisë në strukturat ndërkombëtare të sigurisë, duke përfshirë edhe pjesëmarrjen e saj si anëtare themeluese e Bordit të Paqes të Presidentit Trump.

Marrëveshja prej 302 milionë dollarësh konsiderohet një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve ushtarake shqiptare dhe për thellimin e bashkëpunimit strategjik mes dy vendeve

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular