HomeAktualitetDrejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria...

Drejtori i Portit të Durrësit, Liburn Aliu merret në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës

Advertismentspot_img

Ish-ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës të Kosovës, Liburn Aliu është marrë në pyetje nga Prokuroria Speciale e Kosovës.

Aliu, i cili aktualisht është Drejtor i Portit të Durrësit është paraqitur bashkë me avokatin e tij.

Referuar mediave në Kosovë, Liburn Aliu po merret në pyetje në lidhje me një rast të dyshuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare gjatë kohës sa ishte ministër në Qeverinë Kurti, pozitë të cilën e mbajti deri në gusht të vitit 2025, kur dha dorëheqje.

Ai është duke u marrë në pyetje për rastin e ambalazhuesve të ujit, ku ai dyshohet se i shkaktoi dëm miliona euro shtetit te Kosovës.

Liburn Aliu ka qenë Ministër deri më 27 gusht të vitit 2025, kur edhe kishte dhënë dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në tetor të po të njëjtit vit, Aliu u zgjodh drejtor i ri në Portin e Durrësit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular