Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në autostradën Durrsës-Tiranë, në kuadër të zgjerimit të këtij segmenti rrugor.

Bllokimi do të jetë gjatë netëve të 6 dhe 7 gushtit 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, ku do të kryhet montimi i trarëve metalikë të mbikalimit të ri të Kasharit.
ARRSH sqaron se gjatë punimeve do të bllokohen dy korsitë e aksit kryesor në drejtimin Durrës–Tiranë.
Gjatë këtij intervali, automjetet që udhëtojnë nga Durrësi drejt Tiranës, Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohen përmes rampave të autostradës Thumanë-Kashar.
Sipas ARRSH-së, mjetet me destinacion aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet që kanë destinacion Tiranën do të orientohen përmes sinjalistikës së përkohshme në rrugën dytësore, duke u rikthyer në autostradën Durrës-Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.
Njoftimi:
Në vijim të realizimit të punimeve për ndërtimin e objektit:“Zgjerimi i Superstradës Tiranë-Durrës (Faza III)”, është i nevojshëm zbatimi i Planit të Menaxhimit të Trafikut.
Më datë 6 dhe 7 gusht 2026, nga ora 00:00 deri në 04:30, do të kryhet montimi i trarëve metalik të mbikalimit të ri të Kasharit, për zbatimin e këtyre punimeve, si dhe për sigurinë rrugore është i nevojshëm bllokimi i dy korsive të aksit kryesor në drejtimin Durrës-Tiranë.
Gjatë këtij intervali, trafiku që lëviz nga Durrësi në drejtim të Tiranës, Aeroportit “Nënë Tereza” dhe Kosovës do të devijohet në rampat e autostradës Thumanë-Kashar.
Mjetet me destinacion Aeroportin dhe Kosovën do të vijojnë lëvizjen në autostradën Kashar-Thumanë, ndërsa automjetet me destinacion Tiranën do të orientohen me sinjalistikën e përkohshme në rrugën dytësore duke u rikthyer në autostradën Durrës–Tiranë pas mbikalimit të Kasharit.
🙏Kërkojmë mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve, bizneseve dhe banorëve të zonës për këtë ndërhyrje.








