HomeKronikeEMRI/Konflikt me stafin e hotelit në Dhërmi, shpallet në kërkim ish-zyrtari i...

EMRI/Konflikt me stafin e hotelit në Dhërmi, shpallet në kërkim ish-zyrtari i policisë

Advertismentspot_img

Policia e Himarës ka shpallur në kërkim ish-zyrtarin e Policisë së Shtetit, Uljan Shpataraku, pas një konflikti të ndodhur në një hotel në zonën e Dhërmiut.

Mësohet se incidenti ka nisur gjatë qëndrimit të tij për pushime, ku fillimisht është përfshirë në një debat me kamerierin dhe administratorin, për shkak të pakënaqësive lidhur me shërbimin e ofruar nga hoteli.

Më pas, situata është përshkallëzuar, por dy punonjësit e hotelit kanë kallëzuar se gjatë konfliktit janë kërcënuar me jetë nga ish-zyrtari i Policisë.

Pas denoncimit të bërë në Komisariatin e Policisë Himarë, uniformat blu nisën veprimet hetimore dhe shpallën në kërkim Uljan Shpatarakun.

Autoritetet po punojnë për lokalizimin e tij, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular