HomeKronikeMasakra në Tajlandë/ Vrau gjyshërit me armën e tyre dhe më pas...

Masakra në Tajlandë/ Vrau gjyshërit me armën e tyre dhe më pas hapi zjarr në shkollë, pesë mësues humbin jetën

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Tajlandën, ku një nxënës vrau fillimisht gjyshërit e tij dhe më pas hapi zjarr në shkollën ku studionte, duke shkaktuar viktima dhe dhjetëra të plagosur.

Sipas policisë, autori vrau gjyshërit në banesën e tyre, mori armën e regjistruar në emër të gjyshit, një ish-mësues, dhe më pas shkoi në shkollën në periferi të Bangkokut, ku hapi zjarr.

Autoritetet bëjnë me dije se ai qëlloi 26 fishekë, ndërsa në vendngjarje u gjetën edhe 34 fishekë të tjerë.

Ministria e Shëndetësisë tha se nga sulmi mbetën të plagosur 22 persona, 9 prej tyre në gjendje kritike. Disa prej të lënduarve nuk janë qëlluar me armë, por janë plagosur gjatë përpjekjeve për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Ndërkohë, zëvendësministri i Brendshëm konfirmoi se pesë mësues kanë humbur jetën, duke korrigjuar bilancin paraprak që fliste për gjashtë viktima.

Policia po heton ende motivin e sulmit. Zëdhënësi i policisë, Trairong Phiwphan, deklaroi se arma e përdorur besohet se i është marrë një anëtari të familjes së autorit dhe se hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular