HomeAktualitetVajza e ish-ministrit Ilir Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare

Vajza e ish-ministrit Ilir Beqaj heq dorë nga shtetësia shqiptare

Advertismentspot_img

Deborah Beqaj, vajza e ish-ministrit të shëndetësisë Ilir Beqaj ka hequr dorë nga shtetësia shqiptare. Mësohet se vendimi është dekretuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, duke i hapur kështu rrugë heqjes dorë nga shtetësia shqiptare për Deborah-n.

Kujtojmë se ky vendim i saj vjen teksa i ati, ish-ministri i shëndetësisë, ndodhet në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai la qelinë javën e kaluar pas ndryshimit të masës së sigurisë, në lidhje me dosjen “SASPAC”.

Ndërsa sa i përket së bijës, në vitin 2024, ka rezultuar se edhe emri i saj ka dalë nga përgjimet e kryera për Beqajn. Ku sipas raportimeve të asaj kohe bashkëshortja dhe vajza e Beqajt në komunikimet e tyre flasin për “Gzonën” dhe për ndryshimet e bëra aty, fakte të cilat tregojnë për lidhjen e tyre me këtë restorant, për të cilin u deklarua se Beqaj ishte pronar faktik.

Më 07.07.2023 në një bisedë të kryer kontakti “Deborah Beqaj” pyet se “Si kaluat mbrëmë” ndërkohë kontakti “Ada Cuci” i pergjigjet se “Mirë shumë. Te Gzona është bërë shumë nice me ndryshimet e reja… Oo kanë bërë shumë. Ka ardh një çun i ri që merret aty … Është shtruar poshtë me drasa dhe është bërë me 2 pjesë”

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular