Një aksident i trefishtë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin rrugor Lezhë-Laç, në kryqëzimin e Spitenit.
Në përplasjen e fuqishme janë përfshirë tre automjete, ndërsa për pasojë një person ka mbetur i lënduar.
I dëmtuari është transportuar me urgjencë për ndihmë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, gjendja e tij shëndetësore paraqitet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur veprimet për dokumentimin e aksidentit.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve dhe rrethanave të përplasjes.







