HomeKronikeEksploziv te dera e dyqanit të Noizy-t? Policia nis hetimet

Eksploziv te dera e dyqanit të Noizy-t? Policia nis hetimet

Advertismentspot_img

Ndodh sërish! Te dera e dyqanit në pronësi të Rigels Rajkut ose siç e njohim të gjithë reperit Noizy, është gjetur një sasi e vogël lëndë eksplozive, por këtë herë e pashpërthyer.

Siç njofton Policia, dyqani ndodhet në lagjen nr. 13, në zonën e Plazhit në Durrës.

Policia po vijon hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar autorin ose autorët.

Siç e kemi theksuar në nisje të lajmit, kjo nuk është hera e parë që këngëtari i famshëm gjendet përballë një situate të tillë. Më herët, ekzaktësisht më 8 qershor 2022, i është vënë tritoli një dyqani rrobash dhe lokalit të tij, fatmirësisht pa të lënduar.

Incidente këto, pas përplasjeve të tij (edhe fizike) me reperin Kleviol Ahmeti ose Cllevio.

Sa i takon ngjarjes së para 4 viteve, Prokuroria e Posaçme vijon hetimet, ndërsa deri më tani është zbuluar se tritoli u vendos me urdhër të Laert Haxhiut. Ky i fundit, shok me Cllevio-n, është i akuzuar për një sërë veprash penale.

Për të dhënë deklarime, në SPAK janë paraqitur Noizy, babai i tij dhe Cllevio.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular