Një banesë është përfshirë nga flakët mbrëmjen e së premtes në bulevardin “Bujar Bishanaku” në Shkodër. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje mbërritën forcat e shërbimit zjarrfikës, të cilat ndërhynë për të vënë nën kontroll zjarrin dhe për të shmangur përhapjen e flakëve në objektet përreth. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa zjarri ka shkaktuar vetëm dëme materiale në banesë.







