Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen “Xhabije” në Shkodër, ku tre persona dyshohet se kanë hyrë në banesën e një shtetaseje dhe e kanë dhunuar atë.
Sipas informacionit paraprak, autorët dyshohet se janë persona të rinj, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe motivet që kanë çuar në këtë ngjarje.
Pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tre personave të dyshuar.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të rastit.







