Banorët e Dimalit kanë protestuar sërish kundër propozimit për shkrirjen e bashkisë dhe bashkimin e saj me Beratin.
Me moton “Dimali mbetet Dimal, zëri i qytetarëve duhet të dëgjohet”, ata kërkojnë që bashkia të mos preket, duke argumentuar se zona ka histori, tradita dhe potencial të rëndësishëm ekonomik, veçanërisht në bujqësi dhe sera.
Kundër shkrirjes është shprehur edhe Këshilli Bashkiak Dimal. 18 nga 21 anëtarët votuan pro mosshkrirjes, duke argumentuar se propozimi nuk mbështetet me fakte dhe studime fizibiliteti.







