HomeKronikeVijon lufta me flakët në Krujë, dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga...

Vijon lufta me flakët në Krujë, dy helikopterë të ushtrisë ndërhyjnë nga ajri

Advertismentspot_img

Ka vijuar gjatë gjithë natës përpjekja për shuarjen e flakëve në zonën e Zidonit dhe në lagjen Bojë të Krujës, ku zjarrfikësit dhe forcat e ushtrisë kanë ndërhyrë nga terreni për të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit.

Me zbardhjen e ditës së sotme kanë rifilluar operacionet nga ajri. Dy helikopterë të ushtrisë vijojnë të hedhin ujë mbi vatrën e zjarrit, e cila mbetet ende aktive në këtë zonë.

Situata raportohet në drejtim të normalizimit, ndërsa flakët po shkojnë drejt shuarjes. Forcat në terren vijojnë punën për izolimin e plotë të vatrës dhe shmangien e riaktivizimit të saj.

Deri tani nuk raportohet për dëme në banesa apo persona të lënduar. Megjithatë, dëmet e shkaktuara në ekosistem vlerësohen të jenë të pallogaritshme.

Flakët kanë përfshirë sipërfaqe me bimësi dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha në florën dhe faunën e zonës.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular