Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme.
Moti parashikohet i kthjellët dhe me alternime vranësirash më të theksuara në lindje e jug.
Reshjet e shiut parashikohen lokale dhe me intensitet të ulët në një pjesë të madhe të territorit, ndërsa në lindje e veri priten shtrëngata afatshkurtra të izoluara, përqendruar relieveve kodrinore-malore.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – verilindje me shpejtësi mesatare 6 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s.
Ndërsa valëzimi në det do të jetë i forcës 1-3 ballë.
Ja si do të jenë temperaturat:









