Ish-vjehrra e Arlinda Zekajt, Nurije Sylaj, është dërguar e prangosur në gjykatë, pas ndalimit të saj në kuadër të hetimeve për vrasjen e 35-vjeçares në Pejë.
E pyetur nëse ndihet fajtore për vrasjen e Arlindës, ajo ka mohuar përgjegjësinë, duke deklaruar: “Unë nuk e kom kry”.
Trepersona të tjerë janë arrestuar në kuadër të hetimeve, ndërsa dyshimet tashmë nuk lidhen vetëm me autorin e dyshuar, por edhe me persona që mund ta kenë ndihmuar pas vrasjes ose të kenë nxitur kryerjen e saj.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor 2026 në Vitomiricë të Pejës, në rrethana që ngritën pikëpyetje të shumta për reagimin e institucioneve ndaj denoncimeve të saj të mëparshme për dhunë në familje. Vetëm pak minuta para se të vritej, 49-vjeçarja ishte kthyer në banesën e saj nga stacioni policor, ku kishte raportuar sërish rastin e dhunës.
Për vrasjen e saj dyshohet ish-kunati, Albert Sylaj, i cili u arrestua më 27 tetor në Deçan, pas dy ditësh në arrati.
Sipas raportimeve, dy personat e fundit të arrestuar janë Gëzim Bobi dhe Metë Pepaj. Ata dyshohet se i kanë ofruar ndihmë Albert Sylajt pas kryerjes së vrasjes. Ndaj tyre po zhvillohen hetime për veprën penale “Dhënia e ndihmës kryerësve pas kryerjes së veprave penale”.
Ndërkohë, i arrestuari tjetër është Driton Sylaj, kunati i saj, autori i dyshuar i krimit.
Ndërkohë, ish-bashkëshorti i Arlindës, Jeton Sylaj, ndodhet në paraburgim. Ai ishte ndaluar nga policia më 25 tetor, pas denoncimit të viktimës për dhunë në familje dhe dyshohet se kishte shkelur urdhrin e gjykatës për qëndrim në distancë. Ndaj tij është ngritur edhe aktakuzë për kanosje.









