HomeKronikeEMRAT/ Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen tre viktimat dhe dy të plagosurit,...

EMRAT/ Aksidenti tragjik në Manzë, identifikohen tre viktimat dhe dy të plagosurit, të gjithë të rinj

Advertismentspot_img

Janë identifikuar tre personat që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit në Manzë të Durrësit.

Viktimat janë Kleo Vrioni, 25 vjeç, drejtuesi i automjetit, Sara Brugentelli, 26 vjeçe dhe Alvi Muhaxhiri, 15 vjeç.

Ndërkohë, të plagosur kanë mbetur Rejsi Vrijoni, 25 vjeç dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç. Ky i fundit, sipas informacionit të policisë, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar drejt Tiranës për ndihmë të specializuar mjekësore.

Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë. Automjeti me të cilin udhëtonin pesë personat ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e përplasjes, tre persona humbën jetën, ndërsa dy të tjerë mbetën të plagosur.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit tragjik.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 02:22, në rrugën dytësore në Manzë, shtetasi K. V., 24 vjeç, duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe, për pasojë, automjeti është përplasur me një bordurë betoni.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i automjetit, shtetasi K. V., 25 vjeç, dhe pasagjerët, shtetasit S. B., 26 vjeçe, dhe A. M., 15 vjeç, kanë humbur jetën.

Pasagjerët e tjerë, shtetasit R. V., 25 vjeç, dhe K. D., 16 vjeç, janë dëmtuar dhe janë nisur drejt Tiranës për ndihmë mjekësore. K. D, ndodhet në gjëndje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular