HomeBotaPunëtorët e Volkswagen të tërbuar për planin e ri të ristrukturimit, gjysma...

Punëtorët e Volkswagen të tërbuar për planin e ri të ristrukturimit, gjysma e 50,000 shkurtimeve të vendeve të punës do të ndikojnë në Gjermani

Advertismentspot_img

Rreth gjysma e 50 mijë shkurtimeve të vendeve të punës të planifikuara nga Volkswagen do të prekin Gjermaninë.

Lajmin e bëri të ditur CEO i grupit, Oliver Blume, gjatë një takimi me punonjësit në selinë e kompanisë në Wolfsburg.

Volkswagen po përballet me një krizë të thellë dhe ka hartuar një plan të ri ristrukturimi për uljen e kostove. Ky është plani i dytë i madh pas atij të vitit 2024 dhe synon të përmirësojë situatën e prodhuesit më të madh të automjeteve në Evropë, i cili kontrollon 10 marka.

Sipas Blume, rreth gjysma e nevojës për përshtatje lidhet me Gjermaninë, ndërsa pjesa tjetër me aktivitetet jashtë vendit. Në total, masat do të prekin rreth 170 kompani.

Menaxhmenti deklaroi se do të përpiqet të mbështetet sa më shumë te largimet vullnetare, veçanërisht daljet në pension, marrëveshjet me punonjësit dhe kufizimi i rekrutimeve të reja.

Megjithatë, plani ka shkaktuar zemërim të madh te punonjësit. Fjalimi i Blume para rreth 10 mijë punëtorëve u ndërpre disa herë nga fishkëllima dhe shprehje pakënaqësie.

Në qendër të shqetësimeve janë edhe fabrikat gjermane. Blume pranoi se uzinat në Emden, Hanover, Zwickau dhe Neckarsulm nuk kanë ende perspektiva të qëndrueshme prodhimi për vitet 2030.

CEO i Volkswagen tha se mbyllja e fabrikave do të ishte “zgjidhja e fundit dhe më e shtrenjtë”, ndërsa kompania synon të gjejë zgjidhje të qëndrueshme për këto impiante gjatë gjashtë deri në 12 muajve të ardhshëm.

Masat konkrete do të përcaktohen në konsultim me përfaqësuesit e punonjësve.

Takimi në Wolfsburg ishte i pari nga nëntë takime të planifikuara gjatë ditëve në vijim në fabrikat kryesore të Volkswagen në Gjermani, në një përpjekje të kompanisë për të shpjeguar planin e ristrukturimit dhe për të ulur tensionet me punëtorët.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular