HomeBotaPolonia nënshkruan marrëveshjen 300 milionë dollarëshe me Palantir, ushtria do të përdorë...

Polonia nënshkruan marrëveshjen 300 milionë dollarëshe me Palantir, ushtria do të përdorë inteligjencën artificiale kundër Rusisë

Advertismentspot_img

Polonia ka nënshkruar të premten një marrëveshje pesëvjeçare, me vlerë rreth 300 milionë dollarë, me gjigantin amerikan të teknologjisë Palantir, me synimin për të zgjeruar përdorimin e inteligjencës artificiale në të gjitha strukturat e forcave të saj të armatosura.

Vendimi i Varshavës për të adoptuar sistemin Maven të Palantir, i cili përdoret tashmë nga Ukraina dhe NATO, vjen në një kohë kur ushtritë evropiane po përpiqen të forcojnë mbrojtjen përballë Rusisë, duke reduktuar njëkohësisht varësinë nga teknologjia amerikane.

“Do të ishte marrëzi dhe e gabuar të mos e përdornim”, deklaroi ministri polak i Mbrojtjes, Władysław Kosiniak-Kamysz, për gazetarët. Ai vlerësoi teknologjinë e Palantir, duke theksuar se ajo ka ndihmuar Ukrainën t’i bëjë ballë më shumë se katër viteve të luftës me Rusinë.

Sistemi Maven përdor inteligjencën artificiale për të analizuar të dhënat ushtarake, duke mbështetur një sërë operacionesh, nga logjistika deri te identifikimi i objektivave në fushën e betejës.

Kompania Palantir e përshëndeti marrëveshjen përmes një postimi në rrjetin social X, ku e cilësoi Maven si “pararojën e luftës së gjeneratës së ardhshme me inteligjencë artificiale”. Gjithashtu, kompania deklaroi se ishte krenare që qëndronte përkrah Polonisë në mbrojtje të një “Evrope sovrane”.

Megjithatë, kompania amerikane është përballur me kritika për bashkëpunimin e saj me autoritetet amerikane të emigracionit dhe ushtrinë izraelite. Në fillim të këtij muaji, në Varshavë u zhvillua edhe një protestë kundër marrëveshjes me Palantir, e nxitur nga shqetësimet për sigurinë e të dhënave dhe pavarësinë teknologjike të vendit.

Duke iu përgjigjur këtyre shqetësimeve, ministri polak i Mbrojtjes siguroi se kontrolli mbi sistemin do të mbetet në duart e ushtrisë polake.

“Të gjithë çelësat, serverët dhe informacioni janë dhe do të mbeten ekskluzivisht në zotërim të Forcave të Armatosura Polake”, deklaroi Kosiniak-Kamysz.

Autoritetet e mbrojtjes në Danimarkë, Finlandë, Itali, Holandë, Spanjë dhe Suedi përdorin tashmë programe kompjuterike të kompanisë Palantir, megjithëse jo të gjitha kanë adoptuar sistemin Maven.

Megjithatë, disa prej këtyre vendeve po shqyrtojnë mundësinë për të reduktuar varësinë nga teknologjia amerikane. Në fund të tetorit, ushtria holandeze bëri të ditur se synon të ketë në përdorim një alternativë evropiane deri në vitin 2028. Ndërkohë, Franca dhe Gjermania ranë dakord në korrik të shqyrtojnë mundësinë e zhvillimit të një programi të përbashkët për mbrojtjen.

Ministri polak i Mbrojtjes deklaroi se do të kishte preferuar një kompani vendase, nëse ajo do të ofronte një teknologji të krahasueshme me atë të Palantir. Ai la të kuptohej se Polonia mund të zhvillojë një alternativë të sajën deri në përfundimin e kontratës pesëvjeçare.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
Advertismentspot_img
RELATED ARTICLES
Advertismentspot_img
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular