HomeBotaVIDEO- Katastrofë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, mbi 160 persona të...

VIDEO- Katastrofë në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, mbi 160 persona të vdekur dhe më shumë se 1 mijë të zhdukur

Advertismentspot_img

Një katastrofë e rëndë natyrore ka goditur zonën në kufirin mes Nepalit dhe Tibetit, ku një masiv uji, balte dhe akulli ka përfshirë komunitete të tëra, duke shkaktuar më shumë se 160 viktima dhe mbi 1 mijë persona të zhdukur.

Mes personave që rezultojnë të zhdukur janë qindra turistë dhe pelegrinë nga vende të ndryshme të botës.

Ngjarja e rëndë ndodhi të mërkurën, kur shembja e masave në një zonë me lartësi të madhe shkaktoi një përmbytje të menjëhershme dhe me intensitet të jashtëzakonshëm.

Rrjedha e fuqishme e ujit, baltës dhe akullit zbriti me shpejtësi të madhe nëpër lugina, duke marrë përpara shtëpi, ndërtesa shumëkatëshe, ura, rrugë, automjete dhe infrastruktura energjetike.

Pamjet e publikuara nga momenti i katastrofës tregojnë një masiv të madh uji dhe balte që përparon drejt zonave të banuara, ndërsa banorët përpiqen të largohen me shpejtësi për të shpëtuar. Disa prej tyre nuk kanë mundur të arratisen dhe janë marrë nga rrjedha e fuqishme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular