Disa të shtëna me armë janë dëgjuar gjatë natës në hipodromin e Aaraus, në Zvicër. Ngjarja është raportuar rreth orës 02:30 të mëngjesit të së dielës.
Një dëshmitar ka treguar se ka dëgjuar sirena, ndërsa në zonë janë angazhuar forca të shumta policie, ambulanca dhe zjarrfikës.
Policia e Aargaut njoftoi në rrjetin social X se bëhet fjalë një viktimë dhe pese të plagosur, disa prej tyre ne gjendje te rende.
Autoritetet ligjzbatuese thone se jane ne kërkim të autorit, ndërsa motivet jane duke u hetuar.

Zona përreth hipodromit është rrethuar në një perimetër të gjerë, ndërsa policia u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë larg zonës dhe të mos afrohen pranë vendngjarjes.
Operacioni policor vijonte edhe rreth orës 07:00 të mëngjesit. Për shkak të ndërhyrjes, pishina publike e Aaraus është mbyllur deri në një njoftim të dytë.








