HomePolitikeMeloni kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama përgëzon homologen: Tani të ka...

Meloni kryeministrja më jetëgjatë e Italisë, Rama përgëzon homologen: Tani të ka mbetur vetëm rekordi im për t’u thyer

Advertismentspot_img

 Qeveria e kryeministres italiane, Giorgia Meloni, bëhet sot më jetëgjata në historinë e republikës italiane. Plot 1 mijë e 413 ditë në detyrë. Kryeministri Edi Rama ka uruar homologen e tij përmes një video të publikuar në rrjete sociale në gjuhën italiane.

Pavarësisht kësaj jetëgjatësie, Rama thotë se demokracia në Itali nuk duket aspak në rrezik. Madje Rama flet për tejkalim të pritshmërive që Evropa kishte për Melonin në fillim të marrjes së detyrës.

“Giorgia. Lexoj që nga sot je në krye të qeverisë më jetëgjatë në historinë e Republikës Italiane. Por vërtet? Isha mësuar keq unë, të ndërroja bashkëbisedues në Romë pothuajse me ritmin e ndërrimeve të trajnerit të Milanit. E megjithatë, shiko sa e çuditshme, demokracia italiane nuk duket aspak në rrezik. Pavarësisht gjithçkaje që, sidomos ne të majtët, kishim parashikuar kur mbërrite në Palazzo Chigi me pantallona të zeza. Kujtoj që madje edhe Ursula, në atë kohë, ishte shqetësuar, dhe jo pak eh!”, thotë Rama.

Un onore essere amici e alleati🇦🇱❤️🇮🇹 pic.twitter.com/CjrinMhCuy— Edi Rama (@ediramaal) September 4, 2026

Duke e cilësuar një grua të suksesshme, Rama thotë se Meloni ka nxjerrë nga loja të gjithë burrat e përfshirë në luftën për pushtet dhe tashmë kjo çështje i takon vetëm grave.

“Sot ndërkaq do të jetë shumë e lumtur edhe ajo për këtë rekordin tënd. Sepse në vend që të marshosh mbi trupin e Evropës, siç trembeshim, ti e ke përqafuar Evropën, dhe madje e ke ndihmuar të kuptojë më mirë disa gjëra. Çështje sigurie? Emigracioni i paligjshëm, sigurisht. Por sidoqoftë duhet thënë e gjitha, që kur je ti, ka një deficit të madh demokratik në Itali. I ke nxjerrë jashtë loje burrat nga lufta për pushtet, e cila tashmë është bërë një çështje mes grave. Ekskluzivisht mes grave”, tha Rama.

Mirëpo, Meloni ka ende “një sfidë” për të kapërcyer, dhe ai është rekordi i qeverisjes së Ramës në Shqipëri.

“Çfarë të të them e dashur Giorgia. Tani është një tjetër rekord për t’u thyer, i imi. Dhe mjerë ai që më thotë se Italia nuk është në Ballkan, eh, sepse jemi gjithmonë pas Gjermanisë, ku një tjetër zonjë e ndritur ka qeverisur akoma më gjatë se unë. Epo mirë. Rroftë Italia. Rrofshin gratë. Italiane dhe shqiptare”, tha Rama.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular