Një 56-vjeçar është arrestuar në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’u marrë shumën prej 300 mijë eurosh.
Policia thote se hetimi nisi pas kallëzimit të shtetasit E. M., i cili deklaroi se kishte gjetur në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve.
Sipas policisë, kërcënimi shoqërohej me kërkesën për dorëzimin e 300 mijë eurove.
Në vijim të veprimeve hetimore, autoritetet identifikuan dhe arrestuan në flagrancë shtetasin A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.
Gjatë kontrollit në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale municion luftarak, veshjet që dyshohet se janë përdorur gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.
Njoftimi:
Kanosi kushëririn e tij dhe familjarët e tij, me qëllim për t’i marrë shumën prej 300 000 euro, arrestohet në flagrancë 56-vjeçari.
Sekuestrohen municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe një aparat celular.
Pas kallëzimit të bërë nga shtetasi E. M., se në portën e banesës së tij, në fshatin Gërdec, kishte gjetur një fishek dhe një letër me përmbajtje kërcënuese për jetën e tij dhe familjarëve, me qëllim për t’i dhënë shumën prej 300 000 eurosh, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda nën drejtimin e Prokurorisë, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Mesazhi” me qëllim identifikimin e autorit dhe dokumentimin e rastit.
Në kuadër të operacionit u bë e mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasit A. M., 56 vjeç, banues në Vorë.
Ky shtetas, nëpërmjet kanosjes për jetën, ka kërkuar nga kushëriri i tij, shtetasi E. M., dhënien e shumës prej 300 000 eurosh, duke kanosur gjithashtu edhe familjarët e tij.
Gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, municion luftarak, veshjet e përdorura gjatë ngjarjes dhe 1 aparat celular.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe municionit”.







