HomeKronikeE rëndë në Bulqizë/53-vjeçari sulmohet nga ariu, ndërron jetë

E rëndë në Bulqizë/53-vjeçari sulmohet nga ariu, ndërron jetë

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bulqizë, ku një 53-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është sulmuar nga një ari. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:10 të ditës së sotme, 3 nëntor, kur Spitali i Bulqizës ka njoftuar Policinë se familjarët e 53-vjeçarit, me inicialet U. F., kishin kërkuar ndihmë mjekësore, pasi ai ishte sulmuar dhe kafshuar nga një kafshë e egër, dyshohet ari. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë konstatuar se 53-vjeçari kishte ndërruar jetë. Trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular