HomeAktualitetGreqi, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e shqiptarit të arrestuar

Greqi, gjenden edhe 26 kg kokainë në banesën e shqiptarit të arrestuar

Advertismentspot_img

Një tjetër sasi e madhe kokaine është sekuestruar në Greqi, në kuadër të operacionit ndaj grupit ku dyshohet se bënte pjesë Lulëzim Caka.

Sipas burimeve policore, në një banesë ngjitur me atë ku më 9 shtator u ndalua Caka, janë gjetur edhe 26 kilogramë kokainë.

Dyshohet se droga ishte pjesë e një ngarkese të mëparshme të sjellë nga Amerika Latine, e fshehur brenda një ngarkese me trëndafila.

Me këtë zbulim, sasia totale e kokainës së gjetur në banesën dhe magazinat e grupit arrin në 110 kilogramë.

Më 9 shtator, autoritetet kishin sekuestruar 84 kilogramë kokainë, ndërsa më pas, bazuar në informacionet e siguruara gjatë hetimit, u identifikua edhe vendndodhja e 26 kilogramëve të tjerë, për të cilët dyshohej se kontrolloheshin nga Caka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular