HomeSportVIDEO/ Gazetari befason Murinjon me pyetjen, reagimi i trajnerit të Realit: Jam...

VIDEO/ Gazetari befason Murinjon me pyetjen, reagimi i trajnerit të Realit: Jam paksa i vjetër për të…

Advertismentspot_img

Për Jan Diomande janë paguar të paktën 125 milionë euro nga Real Madrid te Lajpcig. Dje luajti për herë të parë në La Liga si titullar.

Trajneri Murinjo u pyet në konferencë për shtyp, nëse Diomande u aktivizua nga fillimi për shkak të presionit. Një pyetje e cila e bëri portugezin që të qeshte.

“Jam paksa i vjetër për të ndier presionin që duhet ta zgjedh patjetër atë. Ka skuadra ku duhet të lutesh që askush të mos dëmtohet, dhe të tjera që kanë shumë opsione.

Diomande po përmirësohet vazhdimisht. Ai nuk ka shumë kohë që është përfshirë në futbollin elitar europian. Ka luajtur vetëm sezonin e kaluar te Lajpcigu dhe pak më shumë se kaq. Ka ende shumë për të mësuar nga ana taktike.

Megjithatë, shihet qartë se ka potencial të jashtëzakonshëm në duelet një kundër një, në krosime dhe në goditjet drejt portës. Është një lojtar shumë i fortë që na ofron shumë mundësi. Mund të luajë në pozicionin e Viníciusit ose në të djathtë… Dua ta shoh Diomanden duke u zhvilluar sepse e di mirë se çfarë mund të më ofrojnë lojtarët e tjerë”, u shpreh Murinjo.

Reagimi i Murinjos: (VIDEO)

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular