HomeBotaZgjedhjet në Suedi/Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon...

Zgjedhjet në Suedi/Garë e fortë në shtetin nordik, e djathta ekstreme synon për herë të parë hyrjen në qeveri

Advertismentspot_img

Qytetarët suedezë po i drejtohen sot qendrave të votimit për të zgjedhur parlamentin e ri, në një përballje tejet të ngushtë politike që mund të shënojë një kthesë historike për vendin. Kryeministri aktual konservator, Ulf Kristersson, kërkon një mandat të dytë përballë lideres së Social Demokratëve dhe ish-kryeministres Magdalena Andersson, ndërsa sondazhet tregojnë një garë pothuajse të barabartë mes dy blloqeve rivale.

Në qendër të vëmendjes është roli i partisë së djathtë ekstreme, Demokratët e Suedisë. Ndërsa qeveria e sotme përbëhet nga Partia e Moderuar, Demokristianët dhe Liberalët, ajo është mbështetur në parlament nga kjo forcë politike. Kristersson ka deklaruar se në rast fitoreje mund të shkojë një hap më tej duke i përfshirë ato zyrtarisht në kabinet, zhvillim ky që do t’i gjatë për herë të parë akses të drejtpërdrejtë në pushtet.

Nga 10.6 milionë banorë të vendit, të drejtë vote kanë rreth 8 milionë suedezë. Pjesëmarrja pritet të jetë mjaft e lartë, pasi më shumë se gjysma e votuesve e kanë ushtruar tashmë të drejtën e tyre përmes votimit paraprak. Qendrat e votimit do të jenë të hapura nga ora 08:00 deri në 20:00 sipas kohës lokale, ku më pas pritet të dalin edhe rezultatet e para të numërimit.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular