Homeland Security Investigations njoftoi ndjekje të reja penale ndaj shtetasve jo-amerikanë, të akuzuar për votim të paligjshëm, përfshirë një shtetas uzbek në Wyoming, i cili deklaroi në mënyrë të rreme se ishte shtetas amerikan dhe votoi, por u kap pas aplikimit të Programit federal SAVE (Verifikimi Sistematik i të Huajve për Përfitime) dhe krahasimit me listat e votuesve dhe me bazat e të dhënave të DHS.
Burri uzbek, Maksim Shakirov, tani është deklaruar fajtor për votim të paligjshëm dhe pritet të dënohet në Janar.
Ndërkohë që është arrestuar edhe një shtetas Italian. Sipas njoftimit të publikuar nga ICE në rrjetin social X, bëhet fjalë për Andrea Morzettën, i cili dyshohet se ka votuar në katër zgjedhje federale, pavarësisht se nuk kishte të drejtë vote si shtetas i huaj.
Në reagimin e saj, agjencia amerikane theksoi se votimi i paligjshëm, kur kryhet me vetëdije nga persona që nuk kanë të drejtë vote, nuk mund të konsiderohet një shkelje e thjeshtë administrative. ICE shtoi se administrata Trump synon të mbrojë integritetin e zgjedhjeve dhe të garantojë që procesi zgjedhor të jetë i drejtë.








