HomeSocialeNe disa zona priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për...

Ne disa zona priten reshje shiu, njihuni me parashikimin e motit për sot! Ja sa do të jenë temperaturat

Advertismentspot_img

Ditën e sotme priten kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak  moti do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash mesatare deri të dendura, të cilat do të jenë më të theksuara në zonat lindore dhe jugore të vendit.

Në relievet kodrinore dhe malore në lindje e jug, vranësirat e dendura pritet të shoqërohen me reshje lokale dhe afatshkurtra shiu. Gjatë orëve të mesditës dhe pasdites nuk përjashtohen as shtrëngata të izoluara.

Sa i përket erës, ajo do të jetë e lehtë, me drejtim kryesor nga verilindja në veriperëndim dhe me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s.

Në zonat bregdetare, deti pritet të ketë valëzim të forcës 1-2 ballë.

moti1
moti2
Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular