Kryeministri Edi Rama ka reaguar për procesin gjyqësor në Hagë, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan në total me 81 vite burg. Kreu i qeverisë ka zgjedhur ta komentojë vetëm me një fjalë vendimin e dhënë: Marre!
Kujtojmë që ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shpallur fajtor për krime lufte dhe është dënuar me 25 vjet burgim nga Dhomat e Specializuara në Hagë.
Jakup Krasniqi është dënuar po ashtu me 25 vjet, për disa vepra të krimeve të luftës, Kadri Veseli me 18 vite dhe dhe Rexhep Selimi me 13 vjet heqje lirie.







