Shqipëria mirëpret “Balkan Olympiad in Informatics 2026”, një nga aktivitetet më të rëndësishme rajonale e më gjerë, në fushën e informatikës.
Ceremonia e çeljes u zhvillua në prani të z. Mile Jovanov, President i BOI-së, znj. Herida Duro, zv/Ministre e Arsimit, z. Alban Xhafaj, Drejtor i IT në Credins bank, si dhe përfaqësues të universiteteve të ndryshme, duke shënuar nisjen e një jave të dedikuar talenteve, teknologjisë dhe inovacionit.
Përgjatë një jave, 14–20 shtator, 70 të rinj nga 18 vende do të jenë në Tiranë për të vënë në provë dijet, kreativitetin dhe aftësitë e tyre në zgjidhjen e problemeve të informatikës, logjikës dhe jo vetëm.
Ky aktivitet do të mbështetet nga Credins bank, me besimin se investimi tek talentet e reja dhe inovacioni është një hap i rëndësishëm për të ardhmen







