Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Libi, ku një avion i cili sapo ishte ulur, u përfshi nga flakë
Avioni privat Cessna Citation shpërtheu në flakë kur doli nga pista pas uljes në në Aeroportin Ndërkombëtar të Misratës.
Në bordin e avionit ndodheshin tre persona, një pasagjer dhe dy pilotët, ndërsa mediat raportojnë se askush nuk mbeti i lënduar.
Sa i përket pilotëve, prokurorët ngritën dyshimet se të dy ishin nën efektin e alkoolit dhe janë vendosur menjëherë nën hetime.







