HomeAktualitetEMRAT/E rëndë në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten në sy të...

EMRAT/E rëndë në Tiranë, burri vret me thikë bashkëshorten në sy të nipit të mitur dhe arratiset pas ngjarjes! Shoqërohet dhëndri i çiftit

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Tiranë, në afërsi të zonës së Zogut të Zi, ku një 68 vjeçar, i identifikuar si Hysni Patushi, ka goditur me thikë bashkëshorten e tij.

Gruaja, e identifikuar si Lumturi Patushi, 58 vjeçe është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra. Ngjarja ka ndodhur në banesën e çiftit të bashkëshortëve, ndërsa ndodhej edhe nipi i mitur i tyre.

Po ashtu, i pranishëm ka qenë edhe dhëndri i çiftit, i cili është shoqëruar nga policia.

Pas ngjarjes, Hysni Patushi është larguar dhe aktualisht është në kërkim nga Policia, e cila ka nisur veprimet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 10:20, dyshohet se, pas një konflikti në banesë, shtetasi H. P., 68 vjeç, ka goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij, shtetasen L. P., 58 vjeçe, e cila ka humbur jetën.

Autori i dyshuar, shtetasi H. P., 68 vjeç, është larguar nga vendngjarja.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e tij, si dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular