HomeAktualitetPolitologu Ardit Gjinali: Sulmet e Houthi ndaj Arabisë Saudite, një test dhe...

Politologu Ardit Gjinali: Sulmet e Houthi ndaj Arabisë Saudite, një test dhe ndaj marrëveshjes së Mekës

Advertismentspot_img


Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë në emisionin e mbasdites “World News” në Klan News me gazetaren e mirënjohur Linda Karadaku. Fokusi i bisedës ishte zhvillimet e fundit ndërkombëtare, përkatësisht në Jemen, ku përparimi i “Houthi” drejtë disa territoreve strategjike si Hanish i madh dhe Hanish i vogël dërguar drejtë dinamikave të reja veçanërisht në zhvillimet mbi ngushticën Bab el- Mandah, një ngushticë e rëndësishme që lidh Detin e Kuq me Gjirin e Adenit dhe përmes Suezit me Mesdheun. Në të njëjtën kohë, Gjinali vijoi analizën duke sjellë në vëmendje veprimin e fortë politik të Arabisë Saudite përkatësisht në mbylljen e tubacionit “East-West”, tubacion i rëndësishëm që ka lejuar shmangien e kufizimeve të transportit detar që buronin nga problematikat në ngushticën e Hormuzit.

Gjatë zhvillimit të analizës, Gjinali nënvizoi që sulmet e grupit Houthi janë shpërfaqje e një strategjie më të gjerë që buron në vizionin destruktiv të lidershipit Iranian, përkatësisht Gardës Revolucionare, ku ngecja politike me Hormuzin dërgon drejtë tentativës për të hapur fronte të reja me fokus destabilitetin botëror, një tentativë taktike për të zgjeruar hapësirën e negociatave të mundshme dhe të dëshiruara nga pala Iraniane.

Pas një vlerësimi pozitiv mbi rolin konstruktiv të Arabisë Saudite si një aktor konstruktiv gjeopolitik në koherencë me qasjen politike të SHBA dhe aleancës Perëndimore, më pas, Gjinali , duke evokuar marrëveshjen e Mekës mes Turqisë, Pakistanit dhe Arabisë Saudite, Gjinali theksoi që sulmi i Houthi nën frymëzimin dhe miratimin politik Iranian është një reagim ndaj marrëveshjes së Mekës, veçanërisht pozicionimit të Turqisë dhe Pakistanit, dy aktorë të rëndësishëm gjeopolitikë që kanë shërbyer si lehtësues në negociata me palën Iraniane në disa segmente të konfliktit. Për më tepër, intensifikimi i sulmeve të grupit Houthi është dhe një test për reagimin efektit të anëtarëve të Marrëveshjes së Mekës, përkatësisht Turqisë dhe Pakistanit;- Gjinali shprehu besimin pozitiv në reagimin pro-aktiv parandalues të dy vendeve përkatës në kufizimin e intensifikimit të sulmeve apo dhe një reagim të mëtejshëm nëse ngec diplomacia dhe ndërmjetësimi me grupin Houthi.
Gjinali përfundoi duke shprehur mosmiratimin ndaj strategjisë Iraniane ku theksoi që destruktiviteti i pjesës më radikale të regjimit po dërgon drejtë një konflikti të gjerë dhe pozicionimit të secilit aktor , ndërmjetësues deri në të djeshmen politike, në kundërveprues dhe pozicionues në bllok ndaj veprimeve që tentojnë të destabilizojnë balancën ekonomike botërore. Gjinali përfundoi duke shprehur që veprimi obskurantist i Gardës Revolucionare është në koherencë me ruajtjen e balancës së brendshme pushtet-mbajtëse, balancë që mund të ruhet përmes evokimit të vatrave të reja të konfliktit në hartën politike botërore.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular