HomeKronikeVrasja e 44 vjeçarit në Sarandë, Policia: I plagosur edhe një i...

Vrasja e 44 vjeçarit në Sarandë, Policia: I plagosur edhe një i moshuar kalimtar, kemi ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve

Advertismentspot_img

Policia e Sarandës ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar paraditen e kësaj të diele në Sarandë, ku u vra me armë zjarri Artan Myrtaj, 44 vjeç, i njohur si “Tani i Rruzhdiut”.

Ngjarja e rëndë u shënua në orën 09:55. Sipas Policisë, i plagosur nga të shtënat ka mbetur edhe kalimtari, Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, i cili është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia thotë se kanë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe Gjirokastrës për të bërë të mundur kapjen e autorëve, që sipas raportimee të deritanishme, kanë qenë dy persona me një motor.

Njoftimi i Policise:

Rreth orës 09:55, te ish-agjencia, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi A. M., rreth 44 vjeç, si dhe ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. S., rreth 73 vjeç, kalimtar i rastit, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve. Janë ngritur pika kontrolli në drejtim të Vlorës dhe të Gjirokastrës.

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për sqarimin e rrethanave, administrimin e çdo prove që i shërben hetimit, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular