HomeKronikeAtentati në Sarandë, merren në pyetje rreth 20 persona! Dyshohet për vrasës...

Atentati në Sarandë, merren në pyetje rreth 20 persona! Dyshohet për vrasës me pagesë, pistat që po heton policia

Advertismentspot_img

Rreth 13 gëzhoja të kalibrit 9 milimetra janë sekuestruar si provë materiale në vendin ku u vra Artan Myrtaj parë në Sarandë, ndërsa policia ka marrë në pyetje rreth 20 persona qe ndodheshin në zonë në momentin e atentatit.

Hetuesit po punojnë edhe me kamerat e sigurisë në qytet, por një pjesë e tyre janë hapur dhe po analizohen, ndërsa  të tjera ende nuk janë aksesuar.

Ndërkohë, kontrollet vijojnë në akset dalëse të Sarandës ku janë ngritur postblloqe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Një nga pistat që po verifikohet është ajo e një atentati të kryer nga vrasës me pagesë, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që vrasja të jetë pjesë e vazhdimit të konfliktit të nisur pas ngjarjes së korrikut të vitit të kaluar, ku u plagosën me armë zjarri Ernest Lama dhe Gëzim Hajdaraj. Deri tani, nuk ka ende një pistë të konfirmuar nga policia për motivin e vrasjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular