HomeAktualitetJetonte prej vitesh në Torino me partneren dhe djalin/ Kush është shqiptari...

Jetonte prej vitesh në Torino me partneren dhe djalin/ Kush është shqiptari që u vra nga pronari i biznesit që do vidhte në Itali

Advertismentspot_img

Gjovalin Lazri, është 36-vjeçari shqiptar që u vra me vrarë me armë zjarri një ditë më parë, në provincën e Kuneos, Itali. Sipas hetimeve paraprake, Lazri dyshohet se kishte hyrë në një kantier bashkë me persona të tjerë, me qëllim vjedhjen e materialeve dhe pajisjeve të ndërtimit

Sipas rindërtimit të deritanishëm të ngjarjes nga hetuesit, pronari i objektit, Roberto Mollo, 35 vjeç, ka dëgjuar zhurma dhe ka qëlluar me një pistoletë gjysmëautomatike. Një prej plumbave ka goditur Lazrin. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve të urgjencës për ta shpëtuar, 36-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Lazri jetonte prej kohësh në Torino, së bashku me partneren dhe djalin e tyre. Ai administronte së bashku me partneren një bar në zonën e Torinos. Familjarët, përmes avokates së tyre, janë shprehur të tronditur nga vdekja e tij, ndërsa kanë deklaruar se Lazri po përpiqej të linte pas të kaluarën dhe të riintegrohej në shoqëri.

Sipas mediave italiane, shqiptari kishte precedentë penalë për vepra kundër pasurisë, por nuk janë bërë të ditura detaje për rastet konkrete.

Në momentin e ngjarjes, Lazri dyshohet se ka qenë me katër ose pesë persona të tjerë, të cilët janë larguar me vrap pas të shtënave.

Roberto Mollo ka telefonuar vetë shërbimet e emergjencës pas të shtënave. Ai është aktualisht nën hetim për vrasje me dashje, procedurë që sipas autoriteteve italiane është pjesë e hetimit për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes. Arma e përdorur ishte e regjistruar dhe mbahej në mënyrë të ligjshme, ndërsa hetuesit po verifikojnë nëse ajo lejohej të mbahej në ambientet e kësaj prone.

Autopsia dhe ekspertiza balistike pritet të ndihmojnë në përcaktimin e saktë të dinamikës së të shtënave. Ndërkohë, policia po punon për identifikimin e personave të tjerë që dyshohet se ndodheshin me Lazrin.

Në të njëjtën zonë, vetëm pak orë pas ngjarjes, një tjetër banesë është grabitur ndërsa pronari ndodhej në meshë. Nga banesa janë marrë disa bizhuteri, por deri tani nuk ka prova që ta lidhin këtë vjedhje me ngjarjen e vrasjes.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular