ërfaqësues të FBI-së dhe zyrtarë të lartë të sigurisë do të mblidhen nesër në Tiranë, në kuadër të takimit të 42-të të kapitullit europian të FBI National Academy Associates (FBINAA).
Aktiviteti nis në orën 09:00, në Plaza Tirana, dhe zhvillohet nga data 19 deri më 23 shtator.
Nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pritet të marrin pjesë Spencer Horn, Zëvendës Ndihmës Drejtor në FBI, si dhe Brendan Collins, atasheu i FBI-së në Sofje.
Në aktivitet pritet të jenë të pranishëm edhe Nancy VanHorn, Klodian Braho dhe Joni Keta, si dhe ministri Demo, ministri Gogu dhe drejtuesi i Policisë së Shtetit, Hita, së bashku me përfaqësues të tjerë të institucioneve të sigurisë.







