HomeSportSimeone i përgjigjet Murinjos pas fitores në derbi: Pavarësisht si e ke...

Simeone i përgjigjet Murinjos pas fitores në derbi: Pavarësisht si e ke emrin, duhet të tregosh respekt. Nuk duhet të kalosh vijën

Advertismentspot_img

Derbi i Madridit është mbyllur me fitoren 2-1 të Atletikos por edhe me shumë polemika. Reali ka kontestuar gjyqtarin dhe vendimet e tij, pasi pretendon se kishte dy karton të kuq ndaj Atletikos që nuk u dhanë në pjesën e parë.

Murinjo u shfaq në konferencë me foto të printuara të ndërhyrjeve të Romero dhe Li ndaj futbollistëve të tij. Por Diego Simeone nuk ka vonuar t’i kundërpërgjigjet portugezit edhe ai nëpërmjet konferencës për mediat.

“Ne respektojmë çdo gjë që thonë të tjerët, por duhet të kemi parasysh se trajnerë si Flik, Murinjo, Pelegrini dhe Simeone gëzojnë një pozitë të privilegjuar dhe janë shumë të ekspozuar ndaj publikut, ndaj duhet të tregohemi të kujdesshëm me fjalët tona. Duhet të dish si ta respektosh gjyqtarin dhe kolegët e tu profesionistë. Kur dikush e kalon atë kufi respekti, pavarësisht nëse quhesh Murinjo, Simeone, Flik apo Pelegrini, kjo nuk është e drejtë; nuk duhet ta kalosh atë vijë.

Do të flas për vetë lojën. Ishte një ndeshje intensive. Mendoj se e kontrolluam nga fillimi deri në fund. Reali është një ekip me lojë tranzicioni të jashtëzakonshme dhe lojtarë të shkëlqyer, megjithatë ne arritëm t’i neutralizonim pothuajse të gjitha mundësitë që ata mund të kishin pasur. Jam krenar për përpjekjen kolektive të ekipit. E dinim se ku mund t’i godisnim, e dinim që krahu i djathtë ishte çelësi dhe nuk do të lejojmë që vëmendja të largohet nga niveli i lartë i performancës së ekipit vetëm për t’u përqendruar te incidentet për të cilat njerëzit duan të flasin.

Kartonët e kuq? Zakonisht nuk jap mendim, sepse aksioni tashmë ka ndodhur. Kreu i gjyqtarëve e ka deklaruar tashmë se ai rast nuk e meritonte përjashtimin nga loja. Tani, nëse njerëzit duan të fiksohen pas kësaj, në rregull, le ta luajmë atë lojë. Por fakti mbetet: ne e fituam ndeshjen”, ishin fjalët e Simeones.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular