HomeKronikeE trishtë/Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje futbollisti i...

E trishtë/Po kthehej në shtëpi me biçikletë, aksidentohet për vdekje futbollisti i ri shqiptar në Itali

Advertismentspot_img

Një lajm i trishtë vjen nga Italia, ku u bë e ditur se 15-vjeçari Manuel Korreshi është ndarë nga jeta pas një aksidenti teksa po kthehej në shtëpi.

Djaloshi i cili ishte pjesë e ekipit të AC Este 1920 në Itali, është përplasur nga njw automjet në natën mes të shtunës dhe të dielës ndërsa po ecte me biçikletë duke u kthyer në shtëpi.

Ka qenë vetë drejtuesi i automjetit i cili përplasi të riun shqiptar, ai që telefonoi urgjencën e cila e transportoi në spital në gjendje të rëndë.

Por pavarësisht përpjekjeve, Manuel nuk ia doli të fitonte këtë ndeshje, duke u ndarë nga jeta në moshë shumë të re. Klubi i tij ishte ai që shpërndau lajmin e trishtë, duke sjellë reagime të shumta në rajonin e Viçentinos nga komuniteti lokal.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular