HomeKronikeEMRI-FOTO/Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali, bie në gropën e ashensorit, u...

EMRI-FOTO/Shqiptari humb jetën tragjikisht në Itali, bie në gropën e ashensorit, u gjet pas sinjalit të telefonit

Advertismentspot_img

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Padova të Italisë, ku 51-vjeçari me origjinë shqiptare, Altin Kokici, ka humbur jetën tragjikisht gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes në një kantier ndërtimi. Viktima, i cili ishte pronar i një kompanie ndërtimi me seli në Sossano (Vicenza), dyshohet se ka rënë aksidentalisht në hapësirën e ashensorit të një ndërtese në rikonstruksion e sipër.

Alarmi u ngrit nga familjarët e tij, të cilët pasi nuk kishin mundësi kontakti që prej orëve të para të pasdites, përdorën gjeolokalizimin e telefonit celular për ta gjurmuar.

Policia gjeti furgonin e tij të parkuar pranë objektit me derën e hapur, ndërsa trupi i pajetë u zbulua brenda gropës së ashensorit pasi efektivët ndoqën tingullin e ziles së celularit të tij. Në vendngjarje ndërhynë menjëherë shërbimet e urgjencës dhe zjarrfikësit, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit në punë.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular