HomeAktualitetMali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

Mali i Zi vendos viza për shtetasit nga Rusia, Bjellorusia dhe Turqia

Advertismentspot_img

Qeveria e Malit të Zi miratoi Informacionin për nevojën e anulimit të marrëveshjeve me të cilat rregullohet regjimi pa viza me Federatën Ruse, Bjellorusinë dhe Turqinë.

Siç thuhet në njoftim do të iniciohet edhe lidhja e një marrëveshjeje të re me Turqinë për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe speciale.

Mali i Zi, në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE), është i detyruar ta harmonizojë plotësisht politikën e tij të vizave me politikën e vizave të BE-së.

Qeveria e Malit të Zi më 23 korrik të këtij viti miratoi ndryshimet në Rregulloren për regjimin e vizave, me të cilat përcaktohet se, nga 1 nëntori, shtetasve të vendeve të përmendura do t’u nevojitet vizë për hyrje, kalim nëpër territor dhe qëndrim në Mal të Zi.

Me këtë u përmbush një nga kriteret përfundimtare për mbylljen e Kapitullit 24 të negociatave – Drejtësia, liria dhe siguria, në kuadër të negociatave të anëtarësimit me BE-në, si dhe një nga obligimet kryesore të Agjendës së Reformave.

“Duke pasur parasysh se këto çështje rregullohen edhe me marrëveshje ndërkombëtare të lidhura nga Qeveria e Malit të Zi, është e nevojshme të ndërmerren aktivitete me qëllim të anulimit të vlefshmërisë së marrëveshjeve me këto shtete”, tha ekzekutivi i Malit të Zi.

Më herët është sqaruar se, për ta lehtësuar procedurën, kërkesat për viza malazeze në të ardhmen do të mund të dorëzohen edhe në qendrat e vizave të kompanisë VFS Global, dhe jo vetëm në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Malit të Zi.

Ministria e Punëve të Jashtme e Malit të Zi më herët kishte paralajmëruar edhe për krijimin e një Sistemi të ri Informacioni për Vizat, të harmonizuar me sistemet e BE-së dhe standardet e sigurisë të zonës Shengen, me qëllim të përfshirjes së vizave elektronike.

Prej vitesh, sa u përket ardhjeve vjetore të të huajve në Mal të Zi, rusët kryesisht zënë vendin e dytë për nga numri, menjëherë pas atyre që vijnë nga Serbia.

Komisioni Evropian që një kohë të gjatë u ka bërë thirrje vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshirë Malit të Zi, që t’i harmonizojnë politikat e tyre të vizave me rregullat e BE-së, me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga migrimi i parregullt dhe keqpërdorimi i regjimeve pa viza.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 18 nga gjithsej 33 kapitujt që përfshihen në procesin negociues për anëtarësim në BE.

Bashkimi Evropian tashmë ka miratuar fillimin e hartimit të draft-traktatit të anëtarësimit, që përfaqëson fazën përfundimtare të negociatave për anëtarësim.

Komisioni Evropian ka miratuar po ashtu kornizën financiare për Malin e Zi, e cila parasheh gati 3.2 miliardë euro, duke u nisur nga supozimi se ky vend mund të bëhet anëtar i plotë i Bashkimit Evropian gjatë vitit 2028./ REL

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular