HomePolitike"Je i ftuar në prezantimin e ambasadorit Wendt?"/Sali Berisha: Nuk kam dijeni...

“Je i ftuar në prezantimin e ambasadorit Wendt?”/Sali Berisha: Nuk kam dijeni për ceremoninë!

Advertismentspot_img

Ndërkohë që pas dorëzimit të kredencialeve këtë të shtunë te presidenti Begaj, Eric Wendt, është zyrtarisht ambasadori i ri i SHBA, mes përkrahësve të Berishës por edhe demokratëve dhe opinionit publik, ka një “ankth” nëse ky i fundit do ta takojë kreun e PD, Sali Berishën, i cili në faqen zyrtare të DASH, rezulton ende “nongrata” së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Ekspinentë të PD dhe berishistë të shumtë kanë paralajmëruar se gjatë ceremonisë së prezantimit të ambasadorit Wendt në datën 2 Tetor, do të jetë i ftuar edhe Sali Berisha. Pikërisht për këtë gjë kreu i PD është pyetur sot, gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit e tij në FB.

Marsi Laura Qelia: Përshëndetje zoti Berisha, pyetja e parë. Sot ambasadori i ri i SHBA-ve, Eric Wendt, i dorëzoi letrat kredenciale presidentit Begaj duke nisur zyrtarisht misionin e tij në Shqipëri. Ndërkohë më datë 2 tetor, ambasada e SHBA-së do të organizojë ceremoninë e prezantimit të ambasadorit të ri. A jeni i ftuar në këtë event?

Sali Berisha: I uroj mirëseardhjen ambasadorit, nuk kam dijeni për ceremoninë

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular