Sipas deputetit, kjo është një çështje shëndeti që lidhet me riprodhimin, në një kohë kur vendi po përballet me krizë lindjesh
Deputeti Erion Braçe i është rikthyer propozimit të tij për të caktuar një ditë pushimi shtesë për të gjitha vajzat që vuajnë nga endometrioza, gjatë ditëve të ciklit menstrual.
Gjatë fjalës së tij në komisionin parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat, Braçe tha gratë që vuajnë nga kjo sëmundje dhe të tjera të lidhura me të, nuk janë produktive në punë.
Ai shtoi se kjo është një çështje shëndeti që lidhet me riprodhimin, në një kohë kur vendi po përballet me krizë lindjesh.
Reagimi i plotë:
DJE DHE SOT NE #KUVEND;
NJE DITE PUSHIM PER GRATE E VAJZAT QE VUAJNE NGA ENDOMETRIOZA NE DITEN AKUTE TE CIKLIT TE TYRE!
Gjithnje me vendim te MJEKUT!
Ky eshte i katerti vit qe kerkoj kete.
Arsyet e refuzimit qe kam degjuar deri tani, te tilla si “nese miratohet kjo ndermarrja prodhuese apo e sherbimeve do shkoj ne kolaps” apo “nuk do bejme dot procedura prokurimi se me kete arsye grate nepunese do mungojne per ti ikur pergjegjesise”, NUK BINDIN, JANE BANALE E TE KOTA!
E VERTETA ESHTE SE GRATE QE VUAJNE KETE SEMUNDJE E TE TJERA TE LIDHURA ME TE, VAJZAT STUDENTE, AS JANE PRODUKTIVE NE PUNE ATE DITE DHE AS JANE NE GJENDJE TE NDJEKIN LEKSIONE NE SHKOLLA!
BURRAT E GRATE VENDIMMARESE DUHET TE KUPTOJNE;
Kjo eshte ceshte SHENDETI per grate e vajzat, ceshtje e shendetit seksual dhe shendetit riprodhues, ne nje periudhe krize te lindjeve te reja!
TANI TE ZGJEDHIM CFARE DUAM!
Une mendoj qe ne kemi kapacitete me shume per te permbushur kete angazhim se sa Maki i Zi qe e miratoi muaj me pare, nderkohe qe ne humbem kater vite duke menduar arsye banale per te mos e bere!







