Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e së martës (29 shtator) në Pezë, ku një 16-vjeçar ka humbur jetën, ndërsa shoku i tij 15-vjeçar ka mbetur i plagosur.
Raportohet se dy të miturit po udhëtonin me një automjet, kur 16-vjeçari, i cili ndodhej në drejtimin e mjetit, ka humbur kontrollin. Për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.
Përplasja ka rezultuar fatale për 16-vjeçarin, i cili nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra. Ndërkohë, 15-vjeçari është transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga të dhënat e deritanishme mësohet se automjeti ishte marrë pa dijeninë e të atit nga 16-vjeçari.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit







