HomeBotaDështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi...

Dështon ekzekutimi me vdekje i një gruaje në SHBA, 50-vjeçarja i mbijetoi dy dozave me injeksion

Advertismentspot_img

Një ekzekutim me injeksion vdekjeprurës në shtetin amerikan të Tenesit nuk ka përfunduar siç ishte planifikuar, pasi e dënuara me vdekje, Christa Pike, vijoi të kishte rrahje zemre edhe pas administrimit të dy dozave të ilaçit, raporton BBC.

Sipas avokatëve të saj, 50-vjeçarja u dërgua në spital pasi ekipi mjekësor kishte administruar dy shiringa me pentobarbital. Gjatë ekzekutimit, ekipi ligjor i Pike paraqiti një kërkesë urgjente për pezullimin e procedurës.

“Zonja Pike ka humbur ndjenjat, por ende ka rrahje zemre dhe mund të dëgjohet duke gërhitur”, thuhej në kërkesën e avokatëve, sipas raportimeve të mediave amerikane.

Një prej avokatëve të saj i tha BBC-së se Pike po merrte “masa për shpëtimin e jetës” në spital.

Pike u dënua me vdekje në vitin 1996 për vrasjen e 19-vjeçares Colleen Slemmer. Në kohën e krimit, Pike ishte 18 vjeçe. Sipas të dhënave të çështjes, ajo dhe i dashuri i saj i atëhershëm, Tadaryl Shipp sulmuan, torturuan dhe vranë Slemmer, të cilën e kishin njohur në një kamp trajnimi pune për të rinj me probleme.

Nëna e viktimës, May Martinez, kishte deklaruar se dëshironte që ekzekutimi të kryhej. Duke folur për Associated Press, ajo tha se sa herë mendon për ngjarjen, kujton vuajtjet e vajzës së saj dhe përpjekjet e saj për t’u larguar.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular