Politologu Ardit Gjinali zhvilloi një bisedë mbi zhvillime të ndryshme ndërkombëtare në emisionin “World News”, Klan News, me gazetaren Linda Karadaku. Gjatë bisedës, komenti përkatës u zhvillua mbi vendimin e Presidentit të SHBA Trump mbi largimin e Zv/ Presidentit JD VANCE nga një proçes i mundshëm negociatash me Republikën Islamike të Iranit dhe fokusimin e këtij të fundit në kompetencat e parashikuara për pozicionin e zëvendës -Presidentit.
Gjinali theksoi që kjo lëvizje politiko-institucionale e Presidentit TRUMP është një mesazh i qartë i një barazlargimi i të njëjtit mbi secilën dinamikë të së nesërmes politike brenda Republikanëve, veçanërisht dhe përkatësisht në proçesin e brendshëm të primareve mbi kandidimet për Presidencialet 2028:- vendimi është kthim në fokusin mbi sfidat kombëtare të qeverisjes.
Më tej, Gjinali përcolli mendimin mbi dinamikën e konfliktit me Iranin duke theksuar që enumeracioni i bllokadave ekonomike ndaj Republikës Islamike i ndërthurur me shtimin e pakënaqësive në nivel kombëtar bashkë me dobësimin e kohezionit brenda regjimit përbëjnë perspektivën dhe pritshmërinë Amerikane mbi rrëzimin e regjimit dhe dobësimin e mëtejshëm duke shmanguar ushtrimin e ndërhyrjeve klasike ushtarake, të tillat do të dërgonin drejtë një kohezioni të mundshëm kombëtar. Gjinali përfundoi që elementët e shprehur më lartë përbëjnë faktorët dhe arsyet mbi deklaratat Amerikane për nevojë të munguar mbi një marrëveshje apo proçes negociimi.







