Ambasadori i ri amerikan në Tiranë, Eric Wendt kreu sot në vizitë në SPAK ku u takua me kreun e Prokurorisë se Posaçme Anti-Korrupsion, Klodian Braho.
Në një postimin e publikuar zyrtarisht nga Ambasada e SHBA-së, theksohet se gjate bashkebisedimit, kreu i diplomacise se SHBA, Eric Wendt ka theksuar se lufta ndaj krimit transnacional, trafiku i narkotikëve dhe migracioni i paligjshëm janë përparësitë kryesore të presidentit Donald Trump.
“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona”, theksohet ne postimin e Ambasadës Amerikane ne Tirane.
Postimi shoqërohet me fotot nga takimi i Eric Wendt edhe me kreun e Byrosë Kombetare te Hetimit, Joni Keta.

Eric Wendt mori zyrtarisht detyrën në Shqipëri 1 javë më parë me dorëzimin e letrave kredenciale në Presidencë. Me herët, kreu i diplomacisë se SHBA ne Tirane, zhvilloi takim javën e shkuar edhe kryeministrin Edi Rama dhe kryeparlamentarin Niko Peleshi.

Postimi i Ambasadës së SHBA në rrjetet sociale:
Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump.
Ambasadori Eric Wendt u takua me drejtuesit e SPAK-ut për të diskutuar rolin vendimtar të institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave dhe se si partneriteti ynë kontribuon për një të ardhme më të sigurt e më të begatë për të dy kombet tona.







