HomeSocialeFakulteti i Mjekësisë Dentare mirëpriti studentët e vitit të parë në ceremoninë...

Fakulteti i Mjekësisë Dentare mirëpriti studentët e vitit të parë në ceremoninë e Bluzave të Bardha. Ja mesazhi i dekanes Prof. Asoc. Dr. Silvana Bara

Advertismentspot_img

Fakulteti i Mjekësisë Dentare mirëpriti studentët e vitit të parë në Ceremoninë e Bluzave të Bardha.

Ceremonia bëri bashkë studentët e tre programeve të studimit: Master i Integruar në Stomatologji, Bachelor në Higjienist Dentar dhe Bachelor në Teknikë Dentare.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Dekania e Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Prof. Asoc. Dr. Silvana Bara, u uroi studentëve suksese në fillimin e studimeve të tyre, duke i inkurajuar të përkushtohen ndaj dijes dhe profesionit që kanë zgjedhur. Ajo falënderoi gjithashtu profesorët dhe kolegët e pranishëm për kontributin dhe mbështetjen e tyre në formimin e brezit të ri të profesionistëve të mjekësisë dentare.

Zv. Rektorja e Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, Prof. Dr. Suela Këllici, përcolli urimet më të mira për studentët dhe i uroi suksese në fillimin e jetës së tyre universitare.

Bluza e bardhë simbolizon përgjegjësi, përkushtim dhe humanizëm – vlera që do t’i shoqërojnë studentët gjatë formimit dhe jetës së tyre profesionale.

Mirë se erdhët në Fakultetin e Mjekësisë Dentare dhe shumë suksese në këtë fillim të ri

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular