HomeRajoniDitë vendimtare për Kosovën, sot zgjidhet Presidenti ose vendi shkon në zgjedhje...

Ditë vendimtare për Kosovën, sot zgjidhet Presidenti ose vendi shkon në zgjedhje të parakohshme

Advertismentspot_img

Kosova ka hyrë sot në ditën e fundit për zgjedhjen e presidentit të ri, një afat që mund të përcaktojë edhe fatin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Kuvendi ka kohë vetëm deri në fund të ditës për ta zgjedhur presidentin.

Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar se afati 60-ditor për zgjedhjen e tij ka nisur më 8 gusht dhe përfundon më 6 tetor.

Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të reja parlamentare brenda 45 ditësh.

Kjo do të nënkuptonte edhe fundin e mandatit të kësaj përbërjeje të Kuvendit dhe, rrjedhimisht, pamundësinë që ajo ta përfundojë votimin e ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Advertismentspot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular